Lajme
Milan
MILANI, SHENJAT E PARA TË MILANIT TË AMORIMIT
Është vetëm ndeshja e parë, por tashmë po shfaqen dy dallime interesante krahasuar me epokën e Allegrit.
LINJË MË E LARTË QËNDRIMI
Kundër Torinos, Milani mbajti një pozicion mesatar rreth 6 metra më të lartë sesa në ndeshjen kundër Juventusit sezonin e kaluar. Një shenjë agresiviteti më të madh dhe një skuadre më të orientuar drejt sulmit.
PRESION I LARTË PËR 75 MINUTA
Dinamika e PPDA-së është edhe më interesante,me Allegrin, Milani prirej ta shtonte presionin ndërsa kalonin minutat. Me Amorimin, përkundrazi, kuqezinjtë ushtruan presion të lartë dhe të vazhdueshëm për rreth 75 minuta, para se të pësonin një rënie të dukshme në fazën përmbyllëse.
Dhe pikërisht në 15 minutat e fundit Torino gjeti golin dhe krijoi rastet më të rrezikshme.
Një ndeshje nuk mjafton për të folur për një revolucion taktik, por mesazhi i parë është i qartë:
Amorimi kërkon një Milan më të lartë, më agresiv dhe proaktiv.
Tani mbetet për t'u kuptuar nëse rënia në fund ishte thjesht një çështje fizike apo aspekti i parë që duhet korrigjuar.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!