Presidenti i Napolit : Kur kuptova që do të mbanim edhe një tjetër konferencë për shtyp, vendosa ta anuloja,nuk mendoj se janë të nevojshme. Aurelio De Laurentiis ka sqaruar situatën te Napoli pas anulimit të konferencës për shtyp të Massimiliano Allegrit në prag të ndeshjes ndaj Lazios. Nuk ka asnjë problem te Napoli," nisi presidenti i Napolit, i cili ndau një mesazh në llogarinë e tij. De Laurentiis më pas vazhdoi: Kur kuptova që do të mbanim edhe një tjetër konferencë për shtyp, vendosa ta ndërprisja. Pse? Nuk mendoj se konferencat për shtyp janë të nevojshme para ndeshjeve, duke qenë se luajmë çdo tre ditë. Jemi në një kamp stërvitor dhe duhet të shmangim çdo shpërqendrim që mund t'u heqë lojtarëve fokusin nga ndeshja. Kur je në një kamp stërvitor, të gjithë duhet të jenë të mbrojtur plotësisht.