Lajme
Bota
Pedro njofton pensionimin: Është koha e duhur,kam jetuar ëndrrën time
Pedro po lë futbollin. Ish-sulmuesi i Lazios, i cili u bë lojtar i lirë verën e kaluar pas pesë vjetësh me Biancazzurrin, ka njoftuar pensionimin e tij me një video në rrjetet sociale.
Është koha të bëj një hap përpara dhe të nis një kapitull të ri në jetën time," shkroi Pedro.
Po largohem me krenari që kam jetuar ëndrrën time dhe me mirënjohje për të gjithë njerëzit që qëndruan pranë meje për ta bërë atë realitet.
Ish-sulmuesi spanjoll regjistroi një video në Camp Nou, duke reflektuar mbi kapitullin më të rëndësishëm të karrierës së tij me Barcelonën. "Ende e kujtoj ulërimën," nis Pedro një letër. Mijëra njerëz në tribunat dhe një djalë 20-vjeçar nga Tenerife që priste në vijën anësore, pikërisht këtu. Atë ditë, vura këmbën në një fushë futbolli dhe hapa derën për një jetë të re. Në atë moment, ishte e pamundur të imagjinoja se çfarë do të ndodhte më pas. Gjithçka filloi në një fushë me dhe në ishullin tim, Tenerife, me një top që nuk e lëshoja kurrë. Të jem pjesë e ekipit më të mirë në historinë e Barcelonës ka qenë një privilegj. Fitomë gjithçka. Dhe i mahnitëm botën. Zemra ime do të jetë gjithmonë te Barça.
Ai më pas flet për kombëtaren, kohën e tij te Chelsea dhe vitet në Itali:
Dhe një ditë, thuajse pa e besuar, u bëra kampion bote dhe titullar në një finale Botërori. Londra më mësoi të filloja nga e para, të zbuloj një kulturë tjetër dhe të rritesha si person. Dhe Italia. Italia më preku zemrën. Arrita atje si veteran dhe më trajtuan si djalin e tyre. Sot po kthehem aty ku nisi gjithçka, për të mbyllur një kapitull të mrekullueshëm. Ndihem se ky është momenti i duhur. Faleminderit shokëve të mi të skuadrës. Gjëja më e mirë nuk ishin trofetë ,ishit ju. Faleminderit klubeve që më hapën dyert. Faleminderit trajnerëve që besuan në mua. Faleminderit tifozëve për gjithë këtë dashuri. Dhe faleminderit fëmijëve të mi, familjes sime dhe miqve të mi. Faleminderit, futboll, që më bëre kaq të lumtur.
KARIERA E PEDROS –
Sulmuesi i lindur në Tenerife po tërhiqet pas fitimit të 25 titujve me Barcelonën, Chelsean dhe kombëtaren e Spanjës. Kabineti i tij i trofeve mes shumë triumfeve të tjera përfshin tre tituj të Ligës së Kampionëve, një Kupë të Botës dhe një Kampionat Evropian. Në total, ai ka bërë 794 paraqitje dhe ka shënuar 197 gola.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!