Rossonerët" e nisin ndeshjen më fuqishëm, duke diktuar lojën dhe duke krijuar rastet më të mira në 20-25 minutat e para. Ka shumë lojë vertikale, me Alphadjo Cissè-n dhe Ruben Loftus-Cheek, që lëvizin mes reparteve. Ish lojtari i ri i Veronës ka një mundësi, por nuk arrin ta finalizojë siç duhet dhe çka është më e rëndësishmja Musah godet shtyllën nga një pozicion i shkëlqyer në minutën e 18-të.