Lajme
Bota
Presidenti i Federatës së Futbollit të Xhamajkës, Michael Ricketts, është anëtari më i fundit i FIFA që ka dhënë mbështetje publike për Gianni Infantino:
Ricketts:
Infantino mund të ketë bërë një gabim, por qëllimet ishin të ndihmonin vendet karibiane ose vendet më të vogla. A mund ta imagjinoni Xhamajkën të marrë 40 milionë dollarë për t'i investuar në futboll? A mund ta imagjinoni ndryshimin që do të bënte kjo pas 4 ose 5 vjetësh?
Njerëzit do të kenë pikëpamje dhe opinione të ndryshme për arsye të ndryshme. Por unë nuk po mbështes UEFA sepse mendoj se ata gjithmonë duan të jenë në opozitë dhe gjithmonë duan të kundërshtojnë. Nuk ka rëndësi kush është president, ata do të kenë probleme. Nuk ka rëndësi sa mirë performon presidenti, ata do të kenë probleme dhe mendoj se UEFA po sillet si një grup fëmijësh të përkëdhelur.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!