Lajm i mirë për Milanin në prag të ndeshjes së parë të sezonit në Serie A kundër Torinos. Christian Pulisic do të përfshihet në skuadrën e Ruben Amorim për ndeshjen e nesërme në transfertë, në stadiumin "Olimpico Grande Torino". Sulmuesi amerikan e ka kaluar dëmtimin e pësuar gjatë Kupës së Botës ,një frakturë e imët e shoqëruar me edemë kockore në tibian dhe fibulën e këmbës së djathtë ,dhe ditët e fundit i është rikthyer stërvitjes së pjesshme me skuadrën. Rrjedhimisht, rikuperimi i tij ka përfunduar dhe Pulisic do të jetë në dispozicion të Amorimit për ndeshjen e parë zyrtare të sezonit. Ky është një lajm i mirë për trajnerin portugez, i cili do të mund të mbështetet te një element kyç i repartit të tij të sulmit. Megjithatë, nuk ka gjasa që Pulisic ta nisë ndeshjen si titullar. Numri 11 i "Rossonerëve" pritet ta fillojë takimin nga stoli, ndërsa Amorim mund ta aktivizojë gjatë lojës për ta ndihmuar të rifitojë gradualisht formën fizike. Pavarësisht kësaj, prania e tij ofron një alternativë të rëndësishme për Milanin, veçanërisht duke pasur parasysh mungesat e shumta që kanë ndikuar në përgatitjet për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Torinos.