Luca Bianchin : Galatasaray dhe Aston Villa biseduan sot me Rafa Leao. Kontakt direkt me Unai Emery. Aston Villa është e hapur për një blerje të përhershme, por ofron vetëm 7.5 milionë në sezon, shumë larg shifrës 12 milionë të Galatasaray.. Vendimi është në duart e Rafës, dhe pothuajse me siguri do të shtyhet për nesër. MATTEO MORETTO Aston Villa po punon për të përmbushur kërkesat e AC Milan për një transferim të përhershëm dhe është e gatshme të rishikojë kushtet e ofertës së saj për t'u afruar më shumë drejt një marrëveshjeje. Leão do të fitonte 7–8 milionë euro në vit dhe, pavarësisht presionit të fortë nga Galatasaray, sulmuesi portugez dëshiron të bashkohet me Premier League.