Pavarësisht gjithë zhurmës së jashtme rreth sagës së Cristiano Ronaldos dhe presionit të jashtëzakonshëm mbi supet e tij për të marrë rolin e sulmuesit qendror, Gonçalo Ramos nuk tregoi asnjë shenjë vështirësie mbrëmë,madje, ai zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë të sezonit në Danimarkë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve. Lojtari i Milanit shënoi një gol dhe dha një asist,ai ishte gjithashtu shumë aktiv në ndërtimin e lojës dhe në presion, duke krijuar të paktën tre raste të tjera të qarta. Komentet e Gonçalo Ramos pas ndeshjes me Danimarkën: Trajneri i ri është një ndihmë e madhe, kemi ide më të qarta, dimë saktësisht ku ndodhet çdo shok skuadre, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, dhe kjo u pa qartë në ndeshjen e sotme, ashtu si edhe në ndeshjet e fundit. Po përmirësohemi ditë pas dite, gjithçka është pjesë e procesit. Jemi shumë të lumtur me fitoren edhe një herë në një fushë shumë të vështirë kundër një skuadre të mirë dhe tani duhet ta vazhdojmë kështu. Futboll me presion të lartë? Më pëlqen shumë të luaj në këtë mënyrë, i përshtatet shumë mirë stilit tim të lojës. E kemi rimarrë topin në zona të rrezikshme, duke e rimarrë në gjysmën e kundërshtarit, jemi gjithmonë më afër shënimit dhe krijimit të rasteve.