Lajme
La Liga
Rodri ka ndarë mendimet e tij rreth shanseve të Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon
Po, sigurisht që mendoj se është e mundur. Është hapi i fundit që duhet të bëjmë për t'u konsoliduar dhe për t'i treguar Evropës se cila është skuadra që jemi.
Nuk mendoj se jemi favoritët. Duhet të kuptojmë nga vijmë dhe çfarë kërkohet për t'u bërë kampionë.
Ky ekip ende duhet të përmirësojë disa gjëra para se të mund të bëhet kampionë.
Nuk mendoj se Liga e Kampionëve është një kompeticion për të përcaktuar se cili është ekipi më i mirë . Është një kompeticion që ka të bëjë me momentet dhe me kuptimin se si t'i përballosh ato momente.
Nëse më pyesni nëse kemi shans ta fitojmë, po, për këtë arsye erdha këtu.
Rreth asaj se çfarë duhet ende të përmirësojë Barcelona:
Bëhet fjalë për kontrollimin e atyre momenteve që mund të vendosin një ndeshje eliminimi.
Kartonat e kuq , penalltitë dhe ndoshta të mos lejojmë më shumë gabime se sa duhet. Këto janë gjërat që përcaktojnë nëse kalon më tej apo eliminohesh.
Ndonjëherë është më mirë të jesh pak më pak mbresëlënës në sulm, por më konsisten dhe më I fortë ."
Skuadrat që kanë arritur ta fitojnë e kanë treguar këtë.
"Por kjo vjen gjithashtu me përmasën. Unë gjithmonë e kam thënë: përpara se të fitosh, duhet të humbësh dhe duhet të mësohesh."
Ne që kemi arritur të fitojmë trofe të rëndësishëm e dimë këtë.
Kam luajtur në Ligën e Kampionëve shumë herë përpara se të ishim në gjendje ta fitonim më në fund. Përmes atyre përvojave, mëson, dhe lojtarët vazhdojnë të mësojnë vit pas viti.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!