Jam shumë i lumtur që jam këtu,është një ditë shumë e veçantë për mua dhe familjen time. Ishte e vështirë të largohesha nga Manchester City. Jam shumë mirënjohës ndaj një klubi që më ka dhënë gjithçka. Rodrigo Hernández për gjendjen e tij fizike: "Jam mirë. Shpresoj të stërvitem me ekipin nesër dhe, kur trajneri të mendojë se koha është e duhur, të filloj të kontribuoj. Më kanë mirëpritur shkëlqyeshëm,mezi pres të nisem në zhveshtore." Kisha oferta të tjera, por për mua Barcelona ishte zgjedhja e parë dhe ia bëra të qartë këtë Jan-it. Bisedova me Hansi Flick. Jam vërtet i motivuar që të mund të stërvitem me të. Qasja e tij më pëlqen shumë në këtë fazë të karrierës sime. Roli im përfshin gjithashtu përdorimin e përvojës sime dhe mbështetjen e shokëve të skuadrës. Rodrigo Hernández për Sergion Busquets: "E kuptoj krahasimin për shkak të pozicioneve tona. Brenda atij roli, kemi disa karakteristika të përbashkëta dhe të tjera që ndryshojnë. Për mua, ai është një mik i madh dhe një shembull për t'u ndjekur. Rodrigo Hernández për Julián Álvarez: "Përpiqem të jem shumë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për lojtarë nga ekipet e tjera. Kam shumë respekt për Atlético de Madrid dhe ai është një nga lojtarët e tyre. Deco dhe bordi do të bëjnë më të mirën e tyre për të forcuar ekipin. Gjatë gjithë karrierës sime, vendimet e mia gjithmonë janë udhëhequr nga konsiderata sportive, dhe këtë herë nuk bëhet përjashtim. Rodrigo Hernández për Marc Bernal: Ai ka cilësi spektakolare. Shpresoj ta ndihmoj të zhvillohet sa më shumë që të jetë e mundur. Rodrigo Hernández për Lamine Yamal dhe Topin e Artë: Ai është një lojtar që e kupton futbollin nga një perspektivë kolektive. Si lojtarë, ne jemi këtu për të fituar tituj ekiporë,nderimet individuale janë një pasojë e kësaj.