Gjatë një interviste për Sky Sport, Gasperini gjithashtu dha një përditësim mbi gjendjen e Bryan Cristante. Mesfushori i Giallorosëve, i cili la kampin stërvitor të kombëtares për shkak të dhimbjeve në pjesën e poshtme të shpinës, tani po lufton me një shqetësim në gju dhe është një dyshim i madh për ndeshjen e parë pas pushimit ndërkombëtar kundër Como-s së Cesc Fàbregas.. Gasperini tha kështu për gjendjen e tij: Si është Cristante? Po shërohet. Ka një problem me gjurin , ligamentin kolateral. Po merr trajtim,do të duhet kohë. A do t'i humbasë me siguri ndeshjet me Comon dhe Real Madridin? Sigurisht që jo, por nuk jemi të gatshëm të marrim asnjë rrezik.