Urime: si ndiheni? Faleminderit. Një natë e shkëlqyer. Jam i lumtur për ekipin dhe për tifozët. Jam krenar për djemtë dhe për sa shumë kanë punuar. Ishin të shkëlqyer nga minuta e parë deri në të fundit. Përjashtimi ndryshoi ndeshjen: Edhe me Maignan në portë, filluam mirë, i presionuam. Kemi pasur disa raste. Përjashtimi patjetër pati një ndikim në ndeshje, por luajtëm mirë, i shtypëm dhe nuk i lejuam asgjë. Jeni të pamposhtur në Europë Mendoj se klubi duhet të mbetet modest. E dimë që mund të konkurrojmë me këdo, kudo, por është një sezon i gjatë. Kemi humbur disa lojtarë, të tjerë po kthehen. Na presin shumë ndeshje – Premier League, Europa, kupa. Më pyesni përsëri në prill kur të jemi në fazën e 1/8-tave." Çfarë ndodhi mes dy stolave? Nuk e pashë. Por mendoj se të gjithë duan të fitojnë dhe të garojnë, edhe gjatë ndeshjes. Ishte shumë intensive. Pastaj u përshëndetëm me duar. Cili ishte mesazhi në pushim? Të ishim të kujdesshëm, të kontrollonim ndeshjen. Biseduam për strukturën tonë, dhe e dinim që duhej të kontrollonim kundërsulmet. I shtypëm, shënuam një gol të bukur të tretë dhe jam i kënaqur. Rreth paraqitjes së Toth Ai luajti mirë. Mbrojtja reagoi mirë pas humbjes së thellë ndaj Chelseat Ne të gjithë jemi përgjegjës për mbrojtjen, duke filluar me presingun. Duhet të mbyllim hapësirat me mesfushorët tanë dhe të shtyjmë përpara me mbrojtësit anësorë. Është punë e tërë ekipit. Po bëjmë mirë, por duhet ta vazhdojmë kështu. Është ende herët,duhet të vazhdojmë kështu.