Kam humbur paqen dhe qetësinë time. Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani kur dal jashtë ose shkoj në restorant, gjithmonë ka dikë që më kërkon një foto ose një autograf. Ose edhe më keq, dikë që më filmon. Gjatë Kupës së Botës, kishte shumë kompani dhe marka që donin të punonin me mua. Por ndërsa ishim duke konkurruar, bëra vetëm një bashkëpunim promovues, me UFL Mobile." Për tani, nuk dua të punoj me marka duhani, alkooli ose bastesh. Për të qenë i sinqertë, nëse do të duhej të zgjidhja midis jetës që kam sot dhe jetës që kisha më përpara , do të zgjidhja jetën që kisha më parë.