Romeo është në një formë shumë të mirë, jo vetëm në ndeshjen e fundit, por gjatë gjithë muajit të fundit. Ai është shumë i qëndrueshëm në paraqitjet e tij. Ai ka qenë shumë i rëndësishëm për ekipin. Duhet ta shtyjmë, ta ndihmojmë të vazhdojë në këtë rrugë. Nuk mjafton, ai mund të bëjë një hap tjetër përpara. Nuk është e vështirë të kuptosh që kur ke mesfushorë të mirë, zakonisht dukesh më mirë. Ka pasur një ndryshim [në përmirësimin e formës së tij fizike]. Ai e di këtë, e ka kuptuar. Ne duam të luajmë në Evropë, në stadiume të mëdha, të kemi skuadrat më të mira evropiane, sepse mendoj se mund të jemi atje, por duhet ta fitojmë për të qenë atje. Ambicia është të kthehemi [në Evropë]. Qëllimi, dëshira, uria është të kemi javë të ngarkuara, të kemi përballë tre ndeshje në javë... Nuk është se tani na dhemb, sepse e përballojmë, por këtu është vendi ku duam të jemi.