Brian Brobbey po luan kaq mirë, ai luajti kaq mirë edhe dje kundër Chelseat. Frenkie de Jong është një lojtar i klasit të parë. Ai mund të luajë kudo. Dje ndaj Atlético Madrid ai luajti si mbrojtës anësor, kjo nuk është ajo që kam unë në mendje për të... por e kam përdorur edhe si qendërmbrojtës te Barcelona. Ai mund të luajë si 6, si 8. Ti njëherë ke thënë se loja më e madhe që ke parë në një ditë ka qenë 8 ndeshje futbolli nga 90 minuta, a e bën ende këtë? Xavi: Oh, është më shumë se kaq! Thashë 8? Janë më shumë! Por është jeta ime, është pasioni im! Më pëlqen shumë të shikoj futboll, kështu që është në rregull. Xavi flet për Frenkie de Jong në mënyrën më të detajuar të mundshme, duke shpjeguar se ai është një nga lojtarët më të nënvlersuar në botë! Po, ai është një nga lojtarët më të nënvlersuar. Por jo për ne trajnerët, Jo për shokët e tij të skuadrës. Por për ju. Nëse pyesni shokët e tij të skuadrës, ata do të thonë se ai është mesfushori më i mirë. Dëgjoni njerëzit që janë me Frenkie de Jong çdo ditë. Ju nuk jeni me Frenkie de Jong ditë pas dite, ju nuk stërviteni me të. Ju e shihni vetëm në ndeshje, dhe shumë njerëz nuk kuptojnë gjërat taktike gjatë një ndeshjeje, ata nuk e shohin që një lojtar po rregullon shumë çështje taktike gjatë një ndeshjeje, ata nuk e shohin që një lojtar po krijon balancën në mbrojtje dhe në sulm. Frenkie de Jong është një lojtar i plotë ! Xavi Hernandez reagon ndaj presionit me të cilin përballen trajnerët e futbollit, ndërsa Vincent Kompany po e vuan atë fizikisht. Sigurisht që kam dëgjuar për Vincent Kompany. Por nuk vuajnë vetëm trajnerët e klubeve, por edhe trajnerët e kombëtareve. Ne ndjejmë presion. Nuk e njoh personalisht Vincent Kompany, por i uroj të mirat në shërimin e tij. Ne ndjejmë shumë stres, ndjejmë shumë presion. Mund të jetë e vështirë të flesh. Por kjo është pjesë e punës sonë. Shpresoj që të shërohet mirë dhe që po bën një punë të mirë te Bayern Munich. Xavi reagon ndaj njerëzve që thonë se Frenkie de Jong dhe Veerman nuk mund të luajnë së bashku në mesfushë: Shumë njerëz thanë se Iniesta dhe unë nuk mund të luanim së bashku. A mund ta besoni këtë? Për shumë vite e thanë këtë! Sepse kishim të njëjtin profil . Dhe shikoni çfarë ndodhi...