Xavi Hernández është trajneri i ri i kombëtares së meshkujve të Holandës. Trajneri spanjoll 46 vjeçar merr drejtimin nga Ronald Koeman, me një kontratë që zgjat deri në Kampionatin Botëror të FIFA të vitit 2030. Xavi: "Është një nder i madh të bëhem trajner i kombëtares së Holandës. Si dikush që është formuar në akademinë e FC Barcelonës, me ndikime të forta nga ,ndër të tjerë Johan Cruyff dhe Rinus Michels, ndiej një lidhje të veçantë me futbollin holandez. "Mund të thuhet se jam, në njëfarë mënyre, një 'bir' i futbollit holandez. Trajnerë të tjerë të mëdhenj, veçanërisht Louis van Gaal ,nën drejtimin e të cilit debutova te Barcelona dhe Frank Rijkaard, kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në formësimin tim si lojtar dhe si trajner." "Holanda ka një kulturë të pasur futbolli dhe një vizion të qartë që më tërheq shumë: futboll sulmues, i bazuar në zotërimin e topit, me kreativitet, pasion dhe bindje. "Sigurisht, objektivi kryesor është gjithmonë fitorja, por unë preferoj ta arrij atë në një mënyrë që pasqyron këto karakteristika dhe që njerëzit mund ta shijojnë duke e parë. Potenciali ekziston, ashtu si edhe një bazë e fortë mbi të cilën mund të ndërtojmë. Mezi pres ta nis këtë sfidë."