Flash

Romelu Lukaku dëshiron rikthimin në fushë sa mê shpejt

Mendoj se 4-6 javë janë shumë. Ndihem 100% mirë. Dje u stërvita me skuadrën. Kam një program 5-6 ditor, dua të luaj javën tjetër. Dua ta fitoj vendin tim. 4-6 javë është periudhë tepër e gjatë, nuk jam i dëmtuar. Jam në formë.

Flash

Ekskluzive

Julián Álvarez nuk udhëton me ekipin për ndeshjen miqësore në Marsejë.

Flash

Deco pëlqen Georges Mikautadzen

Barcelona e sheh Georges Mikautadzen si alternativë nëse dështon marrëveshja për Julian Álvarezin. Barça E ka identifikuar si opsion rezervë.

Flash

Tottenham dëshiron Savinhon dhe Cody Gakpo

Tottenhami po punon në mënyrë aktive për të transferuar si Savinhon, ashtu edhe Cody Gakpon! Savinho i ka bërë të ditur Manchester Cityt se dëshiron të realizojë këtë kalim, ndërsa largimi i mundshëm i Gakpos nga Anfieldi varet nga fakti nëse Liverpooli do të arrijë të sigurojë shërbimet e Bradley Barcolës.

Flash

Milan interesohet për Nuno Tavares

ACMilan ka kërkuar informacion për mbrojtësin e majtë të Lazio , Nuno Tavares, i cili është gati të largohet nga Lazio. Arsenal zotëron 40% të të ardhurave nga shitja.

Flash

Dodo i ofrohet Milan

Dodo i është ofruar Milanit nga ndërmjetësit ditët e fundit. Ai është një profil interesant dhe Amorim po e vlerëson lojtarin për të marrë një vendim. Për momentin, prioriteti është krahu i majtë.

Flash

Arsenali është vënë fuqishëm pas Victor Osimhen

Është një kërkesë me prioritet të lartë nga Mikel Arteta. "Topçinjtë" janë të bindur se mund ta finalizojnë marrëveshjen para mbylljes së merkatos. Galatasaray nuk ka përcaktuar një çmim të saktë për golashënuesin e saj, por shpreson të rikuperojë të paktën investimin fillestar, rreth 70 milionë euro.

Flash

Leao nuk do jetë pjesë e ekipit për miqësoren me Man United

Rafa Leão nuk do të udhëtojë drejt Polonisë me Milanin për ndeshjen miqësore të së shtunës kundër United. Lojtari portugez po përballet me një problem në muskulin kuadriceps – konkretisht një tërheqje muskulore – dhe rikuperimi brenda dy ditësh është i pamundur.

Flash

Amorim vendos rregullat e tij

Linjë e ashpër për lojtarët jashtë projektit. Nëse nuk e pranojnë largimin, duke qenë jashtë projektit nuk do të luajnë. Sot u stërvitën veçmas, nesër do të shohim se kush do të largohet për miqësoren.

Flash

Bradley Barcola drejt Liverpool

Bradley Barcola u la jashtë skuadrës së PSG që fitoi Superkupën e UEFA , pasi po finalizohej kalimi i tij te Liverpooli, kanë mbetur edhe pak detaje lidhur me dokumentacionin dhe marrëveshja do të bëhet zyrtare. Ai do t'i bashkohet Liverpoolit si lojtar i ri para fillimit të sezonit, për një shumë prej 125 milionë eurosh, përfshirë bonuset.

Flash

Arsenal dëshiron Osimhen

Arsenali dhe Galatasaray kanë diskutuar një transferim të mundshëm të Victor Osimhenit gjatë bisedimeve për transferime. Galatasaray ka ofruar 38,4 milionë paund për Gabriel Martinellin dhe gjithashtu ka shfaqur interesim për Ethan Nwanerin.

Flash

Arsenali rinis bisedimet për mbrojtësin e Aston Villës ,Ezri Konsa

Do të nevojitet një ofertë dukshëm më e lartë se propozimi fillestar i Arsenalit, i cili ishte rreth 30 milionë paund,një shifër që u refuzua menjëherë në atë kohë. Villa preferon ta mbajë lojtarin dhe pritet që të duhet një ofertë prej mbi 60 milionë paundësh për ta ndryshuar këtë qëndrim.

Flash

Ekskluzive

Javën e ardhshme do të ketë një përballje "ballë për ballë" mes Leaos dhe Cardinales

Flash

Amorim merr garanci se do ti plotësohen kerkesat në merkato

Amorim ka marrë garanci se Cardinale do t'i blejë lojtarët që ai ka kërkuar, pavarësisht se si dhe kur do të shiten lojtarët që janë jashtë projektit. Ekipi i Milan që merret me merkaton po punon si për transferimet hyrëse, ashtu edhe për ato dalëse.

Flash

Loftus Cheek është praktikisht i pashitshëm

Futbollisti anglez ka një pagë kaq të lartë, saqë ajo është e papërballueshme për skuadrat e sapongjitura në Premier League, ndërkohë që nuk hapen as dyert për destinacione ekzotike. Skenari më i mundshëm për të është largimi me parametra zero vitin e ardhshëm.