Flash

Juventus dëshiron Zion Suzuki në huazim

Juventus është optimist se do të finalizojë marrëveshjen për huazimin e Zion Suzuki nga PSG deri në qershor të vitit 2027. Pritet që në orët në vijim të zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta. Paris dhe portieri japonez e kanë hapur rrugën për këtë transferim, ndaj Juve po përpiqet ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Flash

Bisedime midis Napolit dhe Chelsea për Badiashile

Priten bisedime të reja sot mes Napoli dhe Chelsea për të finalizuar marrëveshjen për Benoit Badiashile, i cili ka rënë dakord për kushtet personale. CFC kërkon 30 milionë për opsionin e blerjes, ndërsa Napoli ka ofruar 20. Palët mund të arrijnë një marrëveshje në shifrën 25-27 milionë, krahas tarifës së huazimit (3 milionë).

Flash

Leandro Paredes 🤝 Trabzonspor

LEANDRO PAREDES KA ARRITUR NJË MARRËVESHJE ME KLUBIN TURK TRABZONSPOR 💰 Nga Turqia konfirmojnë se mesfushori po largohet nga Boca Juniors dhe do të mbërrijë në Stamboll para fundjavës: 10 milionë euro për transferimin dhe 6 milionë euro pagë vjetore.

Flash

Jhon Lucumi 🤝 Juventus

Kalimi i Jhon Lucumi nga Bologna te Juventusi është në fazën përfundimtare, me një marrëveshje prej 20 milionë eurosh plus 10% nga shitja e ardhshme. Kontrata parashikohet të zgjasë deri në vitin 2031 (me pagë 2,5 milionë euro në vit). Lucumì dëshiron të transferohet vetëm te Juventusi dhe ka refuzuar dy klube të Premier League dhe dy të Super Liges për të pritur dhe për t'iu bashkuar bardhezinjve.

Flash

Unai Emery dëshiron ribashkimin me Nicolas Jackson

Negociatat për kalimin e Nicolas Jackson nga Chelsea te Aston Villa po ecin mbarë. Sulmuesi tashmë ka shprehur gatishmërinë për t'iu bashkuar AVFC-së. Unai Emery e vlerëson shumë dhe po bën përpjekje për ta pasur sërish në skuadër, pas përvojës pozitive që kanë pasur së bashku te Villarreali

Flash

Merkato

Chelsea ka vendosur si afat të fundit orën 17:00 (me orën e Mbretërisë së Bashkuar) të së premtes, që Manchester City ose ndonjë klub tjetër i interesuar të paraqesë një ofertë neto prej 120 milionë paundësh për transferimin e Enzo Fernandezit,në të kundërt 25vjeçari do të qëndrojë në ekip këtë verë. CFC bën të ditur se kushtet e pagesës u janë komunikuar privatisht MCFC-së dhe vetë mesfushorit.

Flash

EKSKLUZIVE

Një klub saudit ka bërë një ofertë zyrtare prej 60 milionë eurosh për Tijjani Reijnders, i cili luan për Manchester City. Marrëveshja është pranë finalizimit!

Flash

Ekskluzive

Cuti Romero është lojtar i ri i Atlético de Madrid-it. Një marrëveshje me vlerë totale 40 milionë euro, përfshirë bonuset. Gjithashtu, Spurs ruajnë një përqindje prej 15% nga një shitje e ardhshme.

Flash

João Palhinha ka dhënë miratimin e tij për Aston Villa

Mesfushori i Bayernit ka arritur marrëveshje me klubin anglez për kushtet personale dhe dëshiron t'i bashkohet atij. Tani do të nisin negociatat mes dy klubeve. Bayerni kërkon një shumë që varion nga 25 deri në 30 milionë euro për lojtarin 31-vjeçar.

Flash

Ekskluzive

XAVI trajneri ri i kombtares se Hollandes,deri ne 2030.

Flash

Ne Milanello,permiresime per Mario Gila

Sot, mbrojtësi iu rikthye stërvitjes së pjesshme me grupin pas dëmtimit të muskulit të drejtë të kofshës (rectus femoris), të pësuar gjatë ndeshjes miqësore kundër Celtic-ut.

Flash

Ekskluzive

AC Milan në bisedime me Olympique de Marseille për Pierre-Emile Højbjerg. Danezi ka dhënë miratimin për kalimin te klubi italian, vetëm pak ditë pasi refuzoi Newcastle United.

Flash

Merkato

Pas kontaktit nga Al-Hilal, Galatasaray iu përgjigj klubit saudit se nuk ka ndërmend ta shesë Victor Osimhen. Priten zhvillime të mëtejshme

Flash

Ekskluzive

Kontrata e re e Micky van de Ven te Tottenham Hotspur do t'i sjellë atij mbi 75 milionë euro në 5 vite.

Flash

Merkato

Newcastle United në negociata me Benficën për Amar Dedic. Procesi i transferimit është në një fazë të avancuar. 🇵🇹 Klubi portugez kërkon 35 milionë euro; Newcastle dëshiron ta ulë çmimin në 30 milionë euro.

Flash

Marrveshje verbale mes Interit dhe Lacios per Davide Frattesin

Lazio ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për Davide Frattesin: tarifë huazimi 1 milion euro dhe opsion blerjeje 14 milionë euro, i cili bëhet i detyrueshëm në kushte të caktuara. Dy klubet kanë arritur një marrëveshje që parashikon huazim me pagesë dhe një detyrim blerjeje lehtësisht të realizueshëm. Hapat e fundit formalë para hedhjes së firmave; mbyllja përfundimtare pritet të ndodhë në këto orë. Interi do të mbajë një përqindje mjaft të lartë nga shitja e ardhshme.