Flash

Bradley Barcola drejt Liverpool

Bradley Barcola u la jashtë skuadrës së PSG që fitoi Superkupën e UEFA , pasi po finalizohej kalimi i tij te Liverpooli, kanë mbetur edhe pak detaje lidhur me dokumentacionin dhe marrëveshja do të bëhet zyrtare. Ai do t'i bashkohet Liverpoolit si lojtar i ri para fillimit të sezonit, për një shumë prej 125 milionë eurosh, përfshirë bonuset.

Flash

Arsenal dëshiron Osimhen

Arsenali dhe Galatasaray kanë diskutuar një transferim të mundshëm të Victor Osimhenit gjatë bisedimeve për transferime. Galatasaray ka ofruar 38,4 milionë paund për Gabriel Martinellin dhe gjithashtu ka shfaqur interesim për Ethan Nwanerin.

Flash

Arsenali rinis bisedimet për mbrojtësin e Aston Villës ,Ezri Konsa

Do të nevojitet një ofertë dukshëm më e lartë se propozimi fillestar i Arsenalit, i cili ishte rreth 30 milionë paund,një shifër që u refuzua menjëherë në atë kohë. Villa preferon ta mbajë lojtarin dhe pritet që të duhet një ofertë prej mbi 60 milionë paundësh për ta ndryshuar këtë qëndrim.

Flash

Ekskluzive

Javën e ardhshme do të ketë një përballje "ballë për ballë" mes Leaos dhe Cardinales

Flash

Amorim merr garanci se do ti plotësohen kerkesat në merkato

Amorim ka marrë garanci se Cardinale do t'i blejë lojtarët që ai ka kërkuar, pavarësisht se si dhe kur do të shiten lojtarët që janë jashtë projektit. Ekipi i Milan që merret me merkaton po punon si për transferimet hyrëse, ashtu edhe për ato dalëse.

Flash

Loftus Cheek është praktikisht i pashitshëm

Futbollisti anglez ka një pagë kaq të lartë, saqë ajo është e papërballueshme për skuadrat e sapongjitura në Premier League, ndërkohë që nuk hapen as dyert për destinacione ekzotike. Skenari më i mundshëm për të është largimi me parametra zero vitin e ardhshëm.

Flash

Liverpool në sulm për Barcola

Po zhvillohen negociata aktive për Bradley Barcola-n, por ato mund të zgjaten deri javën e ardhshme. Liverpooli ka miratimin e Barcola, por PSG-ja nuk do të pranojë shifër më të ulët se 140 milionë eurot e kërkuara.

Flash

Barcelona pergatit nje tjeter ofert per Rodrin

Man City i ka bërë të ditur Barçës se 60 milionë nuk mjaftojnë për shitjen e Rodrit. Një ofertë prej 60 milionësh€ + 10 milionë€ të tjera mund t'i bindë anglezët, të cilët synojnë të arrijnë shifrën e 70 milionëve€. Të dyja palët mbeten të bindura se marrëveshja do të finalizohet.

Flash

Al - Hilal 130milion € për Osimhen

Al Hilal ofertë 130milionë € Galatasaray për Victor Osimhen, përmes një ndërmjetesi. Oferta u bë verbalisht. Galatasaray nuk është i gatshëm të negociojë në këtë fazë dhe nuk ka ndërmend të hyjë në bisedime.

Flash

Merkato

Atalanta bëri një ofertë për huazimin e Noa Langut, por Napoli kërkon një transferim të përhershëm dhe e refuzoi atë. Pritet një largim gjatë verës,Lang dëshiron të rikthehet te Ajaxi dhe tashmë ka zhvilluar bisedime. Lëvizja varet nga kalimi i Godtsit te PSG

Flash

Tottenhami mes pretendentëve per Malo Gusto

PSG-ja, Liverpooli, Bayerni dhe Juventusi gjithashtu po e ndjekin situatën. Man City Mund të ndërmarrë veprime në fund të afatit kalimtar. Chelsea Gati për ta ulur çmimin prej 75 milionë paundësh.