Flash

Milan, Nwaneri largohet nga radarët: në fokus talenti i Kölnit, Said El Mala

Milani vazhdon kërkimet për një mesfushor sulmues për projektin e Ruben Amorim. Ethan Nwaneri mbetet një nga emrat e lidhur me kuqezinjtë, por interesi për talentin e Arsenalit duket se po zbehet. Ndërkohë, Milani po monitoron nga afër Said El Mala, talentin 19-vjeçar të Kölnit. Lojtari gjerman vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha. Borussia Dortmund ka vendosur së fundmi të tërhiqet nga gara për El Malan, pasi Köln refuzoi ofertën e fundit të klubit verdhezi. Tashmë, Milani mund të jetë një nga klubet që do të përpiqet të përfitojë nga situata. Milani vazhdon kështu të vlerësojë alternativat për repartin ofensiv, ndërsa Said El Mala po shfaqet gjithnjë e më shumë si një emër për t’u mbajtur nën vëzhgim.

Flash

Destiny Udogie miraton transferimin te Roma

Spurs e vlerësojnë rreth 25 milionë €, me hapësirë për negociatë. Huazim me detyrim blerjeje, opsioni më konkret. Lojtari dëshiron rikthim në Itali, kërkon një projekt plotësisht bindës.

Flash

Barcelona insiston për Rodri

Barcelona ka bërë një ofertë të tretë për Rodrin dhe është optimiste për përfundimin e marrëveshjes. Paketa nën diskutim tani vlerësohet mbi 60 milionë paund

Flash

Milan, bllokohet transferimi i Cisse

Transferimi i Cisse te Torino me huazim pa drejtë blerje është bllokuar per momentin. Ai do të startojë në ndeshjen miqësore kundër Manchester United. Në orët e fundit, Aquilani, trajneri i tij te Catanzaro, gjithashtu bëri një thirrje për ta sjellë atë te Sassuolo.

Flash

Milan pret oferta për Leao

Rafa Leao mund të largohet nga ACMilan këtë verë. Sulmuesi portugez nuk është më në qendër të planeve të Ruben Amorim. Milan kërkon 40 milionë euro për ta shitur dhe tani po pret oferta zyrtare.

Flash

Konfirmohet interesi i Juventus për Fofana

Lojtari është ofruar nga agjentët e tij dhe Juventusi është shumë i interesuar.Klubet ende nuk kanë pasur kontakte, por ka pasur kontakte me agjentet e Fofanës. Klubet nga Anglia dhe Franca janë gjithashtu në kontakt me lojtarin.

Flash

Aaron Wan-Bissaka është afër një kalimi te Aston Villa

Mbrojtësi i djathtë 28-vjeçar ka arritur një marrëveshje parimore me Villans. Tani po zhvillohen bisedime me West Ham, të cilët kërkojnë 27 milionë euro për ta lënë të largohet. Unai Emery dëshiron të sjellë më shumë konkurrencë për Matty Cash.

Flash

Leao në merkato

Mbrëmë, AC Milan u takua me agjentët e Leaos: ai mund të largohet nga klubi për 40-45 milionë. Pasi oferta e parë prej 35 milionë eurosh u refuzua, Cardinale pret një ofertë të dytë nga Galatasaray.

Flash

Efekti "Boomerang"

Ardhja e Mika Godts në Paris Saint-Germain do të përshpejtojë bisedimet me Liverpool FC për Bradley Barcola. Reds po synojnë të paraqesin një propozim të ri që mund të shërbejë si bazë për negociatat. Parisi është në pritje të ofertës

Flash

Gabriel Martinelli i thot JO Galatasaray

Rrethi i Gabriel Martinellit ka bërë të ditur se anësori i Arsenalit nuk ka interes të kalojë te Galatasaray. Arsenali ka marrë një ofertë prej 45 milionë eurosh nga klubi turk dhe është i hapur për shitje nëse vijnë oferta të përshtatshme, por Galatasaray nuk është në planet e 25-vjeçarit brazilian.