Alisson Santana, sulmuesi anësor brazilian i Shakhtar Donetsk, kundërshtari i Interit në Ligën e Kampionëve. Lojtari i talentuar, i lindur në vitin 2005, ka shprehur pasionin e tij për Milanin duke deklaruar dëshirën për të luajtur për Rossonerët: E njoh San Siron,kam parë shumë ndeshje të luajtura atje në televizion. Gjithmonë më ka pëlqyer dhe gjithmonë kam ëndërruar të luaj atje. Do të isha i emocionuar të kisha këtë mundësi. Një e ardhme në Itali? Agjenti im dhe klubi merren me këto çështje, por është e qartë që ka shumë klube të mëdha në Itali. Më pëlqen shumë Milani,më parë kanë pasur kaq shumë brazilianë. Do të ishte nder të luaja në Itali, por kurrë nuk e di,e ardhmja është në duart e Zotit.