Lajme
Bota
Anëtari maroken i jurisë së Topit të Artë 2026 pretendon se është kontaktuar nga njerëz që kanë tentuar të ushtrojnë presion për të votuar kundër Achraf Hakimit dhe për të mbështetur një lojtarë tjetër !
Mostafa Badri, i cili e renditi Hakimin të parin, Mbappen të dytin dhe Lamine Yammal të tretë, ka bërë një zbulim tronditës.
Do të zbuloj një sekret dhe do t'i jap Africafoot një ekskluzivë të vërtetë.
Në orët e fundit para votimit zyrtar, disa njerëz më kontaktuan për të provuar të më ndikojnë dhe të më bindin të votoja kundër ACHRAF HAKIMI-t në favor të një lojtari tjetër, emrin e të cilit preferoj ta mos zbuloj.Nuk i pranova këto kërkesa, por kjo përvojë tregon se përpjekjet për të ndikuar në këto lloj votimesh ekzistojnë.
Ai gjithashtu pranoi se shtetësia e tij marokene ndikoi në vendimin e tij:
Nuk do ta fsheh, krenaria ime marokene natyrisht që luajti një rol në zgjedhjen time. Por kjo absolutisht nuk do të thotë që votës sime i mungonin argumentet sportive.
Jam Krenar që e vendosa Hakimin të 1 sepse besoj sinqerisht se ai meritonte të emërohej lojtari më i mirë i vitit.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!