Lajme
Bota
Babai i Erling Haaland, Alfie Haaland, ka thyer heshtjen e tij mbi vendimin fajësues të Manchester City-t për shkelje financiare dhe mundësinë që klubi të rrëzohet !
Alfie Haaland: Këto janë akuza serioze, por ka një apel në pritje. Duhet të ruajm qetësin dhe të presim të shohim se si do të përfundojë.
Rreth mënyrës se si Erling po e përballon situatën:
Erling thjesht dëshiron të luajë sa më shumë futboll që të jetë e mundur. Ai është i përqendruar në këtë. Mendoj se ne që jemi jashtë fushës mendojmë më shumë për të.
Rreth mundësisë që City të ndëshkohet për ngjarje që kanë ndodhur vite më parë:
Lojtarët e sotëm nuk kanë asgjë të bëjn me të.Në njëfarë mënyre, mund të thuash se do të ishte e padrejtë që ata të përballen me ndëshkim për diçka që ka ndodhur shumë vite më parë.
Rreth kërcënimit të rënies në Championship:
Duhet të presim procesin e apelimit. City beson se ka prova të forta për të provuar pafajësinë e tyre.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!