"Milani është një hap pas ekipeve të tjera në garën për titull dhe nuk mund ta fitojë kampionatin sepse i mungon një planifikim i duhur. Në tre vite, ata kanë ndërruar katër trajnerë dhe nuk e di as vetë se sa lojtarë." "Çdo trajner ka sjellë sisteme dhe ide të ndryshme. Derisa të ketë një projekt serioz drejtues dhe sportiv të ndërtuar që nga themelet, do të jetë e vështirë të konkurrohet për titullin." "Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por në gjendjen aktuale, besoj se Milani është ende shumë larg majës. Sigurisht, si ish-lojtar i 'kuqezinjve', shpresoj të gaboj dhe shpresoj që skuadra të përforcohet më tej gjatë tre javëve të fundit të merkatos."