Sa herë që jam në fushë, do të kërkoj Haalandin dhe do të përpiqem t'i jap asiste. Erling Haaland është një kafshë, një bishë. Njeri i shkëlqyer, lojtar i shkëlqyer! Jam shumë i lumtur që Enzo Maresca bëri gjithçka që mundi për të realizuar transferimin te Man City. Jam shumë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për mua dhe familjen time. Do të bëj gjithçka, 100% në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje, për t'ia shlyer borxhin. "Jam shumë i lumtur që këtu më pritën menjëherë. Ata nuk janë vetëm lojtarë të shkëlqyer, por edhe qenie njerëzore". "Edhe tifozët kanë qenë të shkëlqyer. Një hap i ri në karrierën time, dhe jam shumë i emocionuar të vazhdoj përpara!".