A është Vini i trishtuar? José Mourinho: "Nëse është apo nuk është, kjo është çështje e tij. Vetëm ai mund t'ua thotë këtë." Jam i lumtur me lojën e tij. Më pëlqeu. E zëvendësova Vininë jo sepse nuk isha i kënaqur, por sepse kemi cilësi në stol dhe na duhej energji e re. A do të luani me Valverden si mbrojtës të djathtë kundër Barcelonës? José Mourinho: Nuk do t'ju them për këtë. Mos më pyesni. Çfarë mund të thuash për arbitrin e El Clasico-s? Nuk më pëlqen ky informacion. Ai emërohet zyrtarisht 24 orë para ndeshjes. Nuk më pëlqen që identiteti i arbitrit që do të gjykojë ndeshjen të zbulohet ditë përpara. "Skuadra ka më shumë kontroll kur luan Bernardo. A është Courtois portieri më i mirë që keni stërvitur? José Mourinho: Nëse them që ai është më i miri, Julio Cesar do të më telefonojë pas 2 minutash, duke thënë se ai më fitoi Champions League-n te Interi. E vetmja gjë që mund të them është se Cech është portieri më i mirë në historinë e Premier League-s, dhe kur Courtois erdhi te Chelsea, duke qenë 20 vjeç, ai u bë titullar, dhe ne fituam PL-në me të.