"Është e vështirë të mendosh për fitimin e titullit pas të gjitha ndryshimeve që janë bërë,trajneri ka ndryshuar, skuadra është ende në fazë ndërtimi dhe e gjithë filozofia e lojës është transformuar rrënjësisht." Nën drejtimin e Allegrit , qasja ishte më pragmatike, ndërsa tani synohet dominimi i lojës. Për ta vënë këtë në praktikë, duhet kohë dhe disa përforcime, sepse një ndryshim i tillë filozofie kërkon lëvizjet e duhura në merkato. "Sipas mendimit tim, Milanit i duhet një mesfushor që mund të kontribuojë në të dyja fazat e lojës, si dhe një anësor qoftë në të djathtë apo në të majtë ,që është gjithashtu i aftë të bëjë të njëjtën gjë."