Lajme
Milan
Fofana për largimin nga Milani: Ishte vendimi i tyre,nuk mbaj asnjë inat. Të gjithë jemi të lumtur, unë jam te Sevilla dhe ata e kanë skuadrën që donin
Youssouf Fofana, mesfushori i Seviljes me huazim të thatë nga Milani, dha një intervistë të gjatë për El País ku foli edhe për transferimin e tij te klubi andaluzian në orët e fundit të merkatos së verës:
Të gjitha ndodhën shumë shpejt. Nuk kisha kohë të mendoja, por kishte një gjë të rëndësishme,Sevilla më donte me të vërtetë. Nuk doja të vazhdoja të prisja te Milani sepse e dija që nuk do të luaja. Shkoj aty ku më duan dhe ku kanë besim tek unë. Largoja ime nga Milani? Kishte mënyra të tjera për ta menaxhuar situatën, por ata zgjodhën të tyren dhe unë nuk mbaj inat. Sot jemi të gjithë të lumtur,unë jam te Sevilla dhe ata e kanë skuadrën që donin.
Mesfushori francez ishte vënë në tregun e transferimeve gjatë verës pasi Ruben Amorim e kishte përfshirë në listën e lojtarëve që nuk bënin më pjesë në projektin teknik të Milanit, së bashku me David Odogu, Christopher Nkunku dhe Fikayo Tomori (ky i fundit u rikthye më pas). Fofana mori disa oferta gjatë atyre javëve, por largimi i tij u realizua vetëm në orët e fundit të merkatos verore, kur ai pranoi t'i bashkohej Seviljes, e cila e nënshkroi me huazim të thjeshtë pa opsion blerjeje.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!