Merkato e Milanit duket se po hyn ne nje faze me intensive, te pakten sipas edicionit te sotem te Gazzetta dello Sport. Megjithate, kuqezinjte duhet te kalojne sa me shpejt nga planet tek veprimet konkrete. Diten e djeshme u raportua se Ruben Amorim ka futur edhe Christopher Nkunku ne listen e lojtareve qe mund te largohen nga Milani. Duke pasur parasysh se kane mbetur vetem rreth dy jave nga fundi i merkatos, lind pyetja pse keto vendime nuk jane marre me heret. Milani nuk duhet vetem te shese, por edhe te perforcoje skuadren. Per kete arsye, Gerry Cardinale dhe drejtuesit e klubit duhet te levizin me shpejtesi nese duan te perfundojne operacionet e planifikuara para mbylljes se merkatos. Sipas titujve te Gazzetta dello Sport, situata eshte kjo: * Nkunku drejt largimit, Leao ne rrezik. * Fofana, Tomori dhe Odogu jane gjithashtu ne listen e lojtareve qe mund te largohen. * Leao nuk ka bindur plotesisht dhe tashme ka edhe nje problem fizik qe mund ta vere ne dyshim per ndeshjen e pare te sezonit. * Loftus-Cheek ka bindur Amorimin dhe pritet te qendroje, pavaresisht se kontrata e tij po shkon drejt skadimit. * Milani ka bere nje oferte per Ethan Nwaneri, por pergjigjja e pare e Arsenalit ka qene negative. * Per mbrojtjen, nje nga emrat qe po ndiqet eshte Tiago Gabriel. Pra, ditet e fundit te merkatos pritet te jene teper intensive per Milanin, me disa largime dhe afrime qe mund te ndryshojne ndjeshem skuadren e Amorimit para fillimit te sezonit.