Gerry Cardinale do të jetë nesër në Milanello për t'u takuar një nga një me lojtarët kyç të Milanit. Bisedimet do të përfshijnë si lojtarët që konsiderohen pjesë e projektit, ashtu edhe ata që klubi kërkon t'i largojë. Qëllimi është t'u shpjegohet drejtpërdrejt secilit lojtar: • projekti i ri i Milanit • çfarë pritet prej tyre • dinamika e re e klubit • se cili do të jetë e ardhmja e tyre në klub Cardinale dëshiron të flasë personalisht me figurat kyçe të ekipit dhe të sqarojë se çfarë do të ndryshojë tani që menaxhimi i tij do të jetë shumë më i përfshirë dhe i pranishëm. Pas ndryshimit të kursit në tregun e transferimeve, një tjetër shenjë e epokës së re të Cardinale. Milan po ndryshon ritmin edhe brenda Milanellos.