Lajme
La Liga
Hansi Flick në konferencë mbasë ndeshjes
Mendoj se në pjesën e dytë sot luajtëm saktësisht ashtu siç donim të luanim.
Hansi Flick për atë që ndryshoi gjatë ndeshjes:
Gjëja e rëndësishme ishte intensiteti në fushë. Në fillim, nuk e kishim...
Atlético ishin shumë më të përfshirë në lojë, fitonin duelet një me një, ndërsa ne jo.
Por u rikthyem, dhe shënimi i golit të barazimit para pushimit ishte shumë i rëndësishëm.
Në pjesën e dytë, ne kontrolluam ndeshjen... Dhe e merituam fitoren sot.
Hansi Flick i përgjigjet atyre që vunë në dyshim aftësinë e Barcelonës për të konkurruar në ndeshjet e mëdha:
Ne treguam se mund të konkurrojmë natyrisht. Ne e dimë cilësinë tonë, dhe e dimë që kemi një skuadër shumë të mirë.
Ne humbëm ato dy ndeshje ndaj Real Madridit dhe PSG-së, por mendoj se nuk luajtëm keq në asnjërën prej tyre. Edhe ndaj Real Madridit, rezultati mund të kishte qenë ndryshe.
Unë besoj te ekipi im. Jam 100% i bindur nga këta lojtarë dhe nga mënyra se si duam të luajmë futboll.
Kur performojmë ashtu siç bëmë në pjesën e dytë, gjithçka shkon në vend, dhe mund të vazhdojmë të ecim në drejtimin e duhur...
Hansi Flick për performancën e Frenkie de Jong si mbrojtës i djathtë dhe në mesfushë kundër Atlético Madrid:
Kishim biseduar me Frenkie para ndeshjes së fundit për mundësinë e të luajturit si mbrojtës i djathtë. Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë: 'Nëse ekipi më ka nevojë aty, jam gati të ndihmoj.
Ideja ishte që ai të luante rreth 50 minuta si mbrojtës i djathtë para se të kalonte në mesfushë sapo Marc Bernal të fillonte të lodhej.
Gjithçka shkoi sipas planit, dhe besoj se morëm vendimin e duhur.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!