Mendoj se transferimi te Bayern ishte një hap i madhë në karrierën time. Do të ishte e lehtë për mua të qëndroja diku ku isha rehat, duke ditur që do të luaja gjithmonë. Por doja të sfidoja veten dhe të përmirësohesha. Bayern Munich më ndryshoi jetën, si brenda ashtu edhe jashtë fushës... Të zhvendosesha në një vend tjetër me familjen time, pritja që kemi marrë, gjithçka ka qenë me të vërtetë e jashtëzakonshme! Harry Kane nëse u trajtua padrejtësisht gjatë kohës së tij në Premier League: Nuk jam shumë i sigurt... Nuk jam i sigurt... Mendoj se kishte ende shumë njerëz që më respektonin dhe më vlerësonin! Mendoj se njerëzit që e kuptojnë vërtet futbollin kanë qenë gjithmonë tifozë të mi, të mënyrës se si luaj dhe si i qasem lojës. Me mediat sociale dhe tifozët sot, gjithmonë do të ketë kritika... Kalova një kohë të gjatë pa fituar një trofe ekipor, dhe disa njerëz e përdorën këtë kundër meje. Por mendoj se ata që e kuptojnë vërtet futbollin gjithmonë e kanë vlerësuar lojën time. Dhe ndihem se që kur kam ardhur te Bayern Munich, ata e vlerësojnë edhe më shumë. Harry Kane për Diegon Simeone që tha se ai e meritonte Topin e Artë dhe e lavdëroi: Po... Faleminderit Simeone. Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë të epokës moderne, kështu që të marrësh një kompliment nga dikush si ai më jep shumë krenari. Jam i sigurt që ai do të bëjë gjithçka që të më ndalojë mua dhe ekipin nesër. Por unë me të vërtetë e vlerësoj fjalët e tij të mira! Harry Kane konfirmon se është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re me Bayern Munich: Do të thoja se është çështje ditësh... Ka pasur biseda pozitive gjatë fundjavës dhe sot gjithashtu. E di që vazhdoj të them se jemi afër, por tani jemi jashtëzakonisht afër.