Lajme
Bota
Ish-lojtari i Milanit, Fabio Borini, i jep lamtumirën dhe tërhiqet nga futbolli
Me fanellën e Milanit, sulmuesi anësor italian luajti nga sezoni 2017/2018 deri në janar 2020, duke bërë 75 paraqitje dhe duke shënuar 8 asistime dhe 6 gola në ndeshjet zyrtare. Ja letra e gjatë e lamtumirës për futbollin e postuar në llogarinë e tij në Instagram:
Të gjitha filluan me një fluturim. Kur isha 16 vjeç. Një fluturim i kaluar tërësisht me lot në sy, ndërsa nisesha për udhëtimin e karrierës sime pa një destinacion të vërtetë përveç ëndrrave që shpresoja t'i realizoja. Që nga ajo ditë, fillova të formësohesha, pa ditur se çfarë do të bëhej me atë djalosh me mendje të fortë. Fillova të ndërtoja ëndrrat e mia në mendje dhe përfundova duke i kthyer ato në realitetin tim. Po ky realitet që sot do të ndryshojë përgjithmonë. Realiteti që ka formësuar të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen time. Sot, ashtu si atë ditë që isha ulur në avion për në Londër, ndiej të njëjtat emocione për atë që më pret përpara. Frikë. Gëzim. Guxim. Pasiguri. Ëndrra. Sukses. Pasion. Sakrifica. Ndihem se duhet t'i falënderoj atij djalit të vogël që kurrë nuk ndaloi së besuari. Atij njeriu që tani do të vazhdojë të besojë në mundësinë tjetër, pa topin në këmbët e tij, gjithmonë.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!