"Jemi të zhgënjyer që nuk po luajmë në Ligën e Kampionëve, sepse ky ishte objektivi ynë sezonin e kaluar. Këtë vit do të garojmë në Ligën e Evropës dhe kjo do të mbetet shumë e rëndësishme, pasi ka shumë skuadra të forta dhe ndeshje të vështira. Duhet të jemi gati, sepse duam të luftojmë për të fituar edhe në Evropë."