Lajme
Milan
Letizia : Po pritej me padurim të vihej Milani nën proces. Por ka disa gjëra për t'u diskutuar"
Francesco Letizia, gazetar, u shpreh kështu në kanalin e tij në Youtube duke komentuar fillimin e sezonit të Milanit të Amorimit:
Qartë që mezi prisnim ta nxirrnim Milanin para gjyqit, ta sulmonim, të bëheshim ata që kanë të drejtë, ata që e kishin thënë, e kështu me radhë. Pse? Për një barazim në Torino. Nëse një muaj më parë na kishin thënë 'pas tre ndeshjesh Milan 7 pikë', mendoj se shumëkush do ta kishte nënshkruar.
Është e qartë që paraqitja nuk ka qenë e mirë. Është e qartë që në Romë ky Milan do të duhet të rikuperojë diçka në nivelin e konsideratës, të propozimit të lojës, të sigurisë dhe edhe disa siguri më shumë në formacion, në zgjedhje dhe në zëvendësime. Por nuk është gjithçka për t'u hedhur poshtë, besoni,nuk është gjithçka për t'u hedhur poshtë. Mos i lini vend tragjedive, përkundrazi. Sa për mua, absolutisht nuk është koha për tragjedi, megithatë ka objektivisht disa gjëra për të cilat duhet të diskutojmë dhe që mund të bëhen shqetësuese nëse konfirmohen. Njëra prej tyre është gjendja fizike, që është ende disi e mangët, dhe tjetra është pozicioni i disa lojtarëve në fushë, pasi Amorim ende nuk ka arritur të përcaktojë një formacion titullar, edhe për shkak të disa lojtarëve që ende nuk janë në formën më të mirë.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!