U mbajt një konferencë për shtyp në qendrën stërvitore të Fiorentinës, ku Franco Mastantuono u prezantua zyrtarisht te skuadra e Violës. Ai tha: "Zgjodha Fiorentinën sepse më prezantuan një projekt shumë interesant dhe klubi është në ngritje. Ishte e rëndësishme për zhvillimin e karrierës sime të vij këtu, dhe jam shumë i lumtur me zgjedhjen që kam bërë." Cilat janë ambiciet e tua me Fiorentinën? "Futboli italian është i rëndësishëm në skenën botërore dhe duhet të them se gjithmonë më ka pëlqyer ideja e të luajturit në Serie A. Kam shpresa të mëdha,shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë të zhvillohem si lojtar dhe që të kem një vit të shkëlqyer këtu." Mirëseardhja ishte e denjë për një yll: a është kjo një barrë? Njerëzit më dhanë një mirëseardhje shumë të ngrohtë në aeroport. Megjithatë, unë nuk ndiej një ndjenjë përgjegjësie, por më tepër një angazhim ndaj shokëve të skuadrës për ta rikthyer Fiorentinën në majat e futbollit. Dua të ndihem rehat dhe të bëj gjërat mirë në një klub të madh. Çfarë është pozicioni yt i preferuar? Dhe çfarë ka në mendje Grosso? Si gjithmonë, jam në dispozicion për të përmbushur nevojat e ekipit. Mund të ndihesh më rehat në një pozicion të caktuar, por për mua vlen për të gjithë të tretën sulmuese. Nuk kam asnjë problem me këtë ,çfarëdo që të më kërkojnë, do ta bëj. Çfarë të ka mësuar përvoja jote në karrierë? Kam pasur mundësinë dhe privilegjin të luaj për River Plate dhe Real Madrid, klube të jashtëzakonshme. Ekziston një lloj presioni, por kjo është pjesë e sportit dhe unë e shijoj. Për ne, futbolli mbetet një lojë,ka pasion, por edhe punë të palodhur. Dhe të luash për ato klube ishte një përvojë e rëndësishme dhe do të më ndihmojë jashtëzakonisht shumë. Si e ke përjetuar Firencen? A e prisje që do të bëheshe viral në internet për lojën në plazh në Forte dei Marmi? Njerëzit më kanë dhënë një mirëseardhje të jashtëzakonshme, duke më bërë të ndihem si në shtëpi. Këtu në Itali, njerëzit janë shumë të ngjashëm me argjentinasit, dhe kjo më kujton vendlindjen. Sa i përket ndeshjes në plazh, unë jam thjesht një person normal, si të gjithë të tjerët, dhe po luaja me disa djem që ishin aty, duke u argëtuar pak me ta. Nuk shihni shpesh video të lojtarëve në plazh, por për mua është normale të kaloj kohë me miqtë. A mendoni se mund të përsëritni atë që ka arritur Nico Paz? A keni folur me të? Nuk kam folur me të, por kam luajtur krah tij në kombëtare dhe kam parë përparimin e tij. Ai ka bërë një ndikim të madh te Com,është një lojtar brilant, por mbi të gjitha, një person brilant. Nuk dua të bëj krahasime,jam këtu për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij, dhe nëse ndodhin gjëra, është sepse duhet të ndodhin, jo për shkak të ndonjë ngjashmërie të veçantë. Shpresoj të bëj mirë këtu. Mund të na tregosh për interesat e tua jashtë fushës? A ke vendosur një objektiv për gola dhe asistime? Më pëlqen shumë kitarë dhe muzika, është një hobi që e bëj për argëtim. Megjithatë, nuk dua të premtoj asgjë, thjesht duhet të bëj atë që duhet të bëj, duke shpërblyer afeksionin dhe besimin që më kanë treguar njerëzit. Nuk dua të vendosja limite për veten; thjesht do të përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të përmirësohem ditë pas dite. A ka ndonjë nga shokët e tu të skuadrës që të ka bërë përshtypje? Është një skuadër interesante dhe mendoj se do të jetë kënaqësi t'i shohësh këtë sezon. Ka lojtarë cilësorë,shumë më kanë befasuar. Ka disa si Atta, Kean dhe Gudmundsson që janë të klasit të parë, por ka edhe plot të tjerë. Mund të shpjegoni pse keni zgjedhur numrin 30? Po e përdor sepse është numri me të cilin kam bërë debutimin te River; më pëlqen dhe jam mësuar ta vesh. Zgjedhja më e mirë është ta mbaj të njëjtin numër. Si u bë transferimi? Kur bisedova me Real Madrid, ishte një bisedë miqësore dhe vendosa të largohem. Kisha shumë oferta dhe do të doja t'u falënderoja të gjithëve që treguan interes, por pasi bisedova me klubin dhe trajnerin, u bindja dhe mora vendimin një javë para se të arrija. A ka ndonjë lojtar argjentinas te Fiorentina që të bie në mendje? Batistuta është një nga ikonat më të mëdha të klubit, një legjendë që ka arritur gjëra të pabesueshme. Por edhe bashkëlojtarë të tjerë të kombëtares dhe ish-lojtarë si Nico González dhe Martínez Quarta, të cilët kanë folur shumë mirë për atmosferën këtu. Do të doja të bëhesha pjesë e historisë së Fiorentinës.