Të fitosh në Anfield ndihet më mirë si trajner sepse ka kaluar kaq shumë kohë që nuk e kemi pasur këtë ndjenjë këtu. Jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që ka bërë ekipi, veçanërisht pasi u eleminam nga kupa dhe më pas duhej të vinin këtu kundër një ekipi në një moment shumë të mirë. Misioni ishte të bënim diçka që Arsenali nuk e kishte arritur prej 14 vjetësh. E dinim që pas kësaj qëndronin arsye psikologjike, arsye cilësie, momente dhe vendime të caktuara. Duhej të bënim çdo gjë saktë. Në Anfield, duhet të kënaqesh duke vuajtur. Nëse jo, do të vijë një moment kur Liverpool-i do të ndryshojë lojën dhe do të të ndëshkojë. Mënyra se si konkurruam, luajtëm dhe krijuam raste ishte vërtet mbresëlënëse.