Milani po e konsideron Tiago Gabrielin si një përforcim të mundshëm për mbrojtjen. Mbrojtësi qendror i Leçes ka përfunduar në radarët e "kuqezinjve". Leçe tashmë e ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Benfica javën e kaluar. Një detaj që nuk duhet nënvlerësuar: agjenti i tij është Jorge Mendes, një përfaqësues me të cilin Milani ka tashmë marrëdhënie të rëndësishme. Rrjedhimisht, çmimi nuk është aspak i ulët. Megjithatë, Milani po e vlerëson profilin e tij. Pas largimeve të mundshme të Tomorit dhe Fofanës, mbrojtja mund të bëhet një nga repartet që do të pësojë ndryshimet më të mëdha në javët e fundit të merkatos. Tiago Gabriel emër për t'u ndjekur.