"Ramos nuk gjuan kurrë. Pulisic është spektator. Sulmi është vetëm Cisse," shkruan gazeta. Në ndeshjet e para, blerja më e shtrenjtë e Milanit në këtë merkato, me një çmim mbi 70 milionë, ka sjellë duele të fituara, shumë punë të palodhur dhe ndihmë në manovër, por, përveç golit ndaj Venezia, vë në dukje gazeta, ka lënë për të dëshiruar brenda zonës sa i përket gjuajtjeve dhe rasteve të krijuara. Pulisic për momentin është ende spektator, pas dëmtimit që pësoi në kampionatin botëror, i cili e ngadalësoi përgatitjen dhe i pengoi të dilte në fushë në ndeshjet e para. Në thelb, sot sulmi i kuq e zi mbështetet te Cisse: një gol në debutim kundër Torinos dhe një tjetër në barazim me Juventusin. Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës me dy gola.