Sipas *Corriere della Sera*, ndërsa presin merkaton e janarit, lojtarët yje të Milanit do të duhet të bëjnë më shumë përpjekje në javët e ardhshme. Edicioni i mëngjesit të Corriere della Sera raporton për Milanin, duke theksuar se pas fitores së bukur dhe të rëndësishme në derbi kundër Interit, skuadra duhet të gjejë qëndrueshmërinë e duhur: Derisa të vijë janari, lojtarët yje do të duhet të japin më të mirën e tyre, sepse është e qartë që pa ta, niveli i Milanit bie shumë,në moshën 41 vjeç, Modrić luan si një djalosh, Rabiot është në formën më të mirë të karrierës së tij,Pulisić është rikthyer në nivelin më të lartë që tregoi një vit më parë, dhe Maignan po prën goditjet ashtu siç bëri në sezonin kur fituan Scudetton. Për t'u bashkuar me ta është edhe përforcimi i fundit, Moreira, ylli i derbit. Energjia e tij mund të ndryshojë pamjen e Rossonerëve dhe të përshpejtojë procesin e rindërtimit. Pas derbit, Ruben Amorim tha këtë për ekipin e tij: A është ekipi pas meje? Ajo që di është se jam shumë krenar për lojtarët e mi. E thashë të njëjtën gjë pas ndeshjes së fundit, kur humbëm. Po e marrim ndeshje pas ndeshjeje. Kemi pasur disa lojtarë të paaftë dhe e di që po bëjnë gjithçka që mundin. Po japin gjithçka nga vetja, dhe kjo është e vetmja gjë që u kërkoj. Prandaj ata do të më kenë gjithmonë pranë vetes,do të kenë mbështetjen time për sa kohë që japin gjithçka nga vetja. Ndonjëherë do të fitojmë, ndonjëherë do të humbasim, ndonjëherë do të luajmë keq, por ata po punojnë fort. A janë pas trajnerit apo jo? Nuk e di, e ndiej. Ajo që di me siguri është se unë jam 100 për qind pas lojtarëve të mi, sepse ata japin gjithçka në fushë.