Lajme
Milan
Milan: Pulisic mund të lehet pushim për ndeshjen e së enjtes ndaj Ferencvaros
Të enjten ndaj Ferencvaros në Europa League, Christian Pulisic mund të nisë nga stoli dhe më pas të rikthehet në formacionin titullar ndaj Gjenovës
Goli që shënoi në derbi ishte padyshim mënyra më e mirë për Christian Pulisic për të festuar zgjatjen e kontratës së tij me Milanin deri më 30 qershor 2031. Dje, sulmuesi amerikan postoi këtë mesazh në rrjetet sociale:
Zgjatja e kontratës sime me Milanin ka qenë gjithmonë dëshira ime. Lidhja që kam me këtë klub, këtë qytet dhe tifozët tanë të mrekullueshëm do të thotë gjithçka për mua. Klubi dhe tifozët kanë qenë gjithmonë pranë meje në kohë të vështira, pa ndaluar kurrë së besuari tek unë. Nuk do ta harroj kurrë këtë mbështetje dhe jam i vendosur t'ua shpërblej. Dua që vitet e ardhshme të jenë më të mirat ndonjëherë, plot me momente të paharrueshme dhe fitore. Le të shkruajmë histori së bashku. Forza Milan.
Me fitoren në derbi pas vetes, Milani duhet të rikthehet menjëherë te dy ndeshjet e ardhshme, të cilat duhet t'i fitojë,e para është të enjten në San Siro kundër Ferencváros në Europa League, ndërsa e dyta është ndeshja e kampionatit të dielën pasdite si mysafirë në fushën e Gjenoves. Sipas *Corriere dello Sport*, Pulisiç mund të lehet pushim për ndeshjen ndaj hungarezëve, në mënyrë që të jetë sërish 100 për qind gati për ndeshjen ndaj Gjenoves.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!