Tregu i transferimeve nuk ndalet vetëm te blerjet. Pas ndërtimit të skuadrës së re rreth Amorimit, Milani tashmë po shikon drejt së ardhmes: Adrien Rabiot dhe Strahinja Pavlovic janë emrat e parë në listën e rinovimeve. Dy profile të ndryshme, por të dy të konsideruar të rëndësishëm për projektin. 🔴 Rabiot = përvojë, fizikalitet, udhëheqje ⚫️ Pavlovic = agresivitet, personalitet, mbrojtje Politika e re e Milanit kalon gjithashtu edhe përmes kësaj: investimi në lojtarë të konsideruar kyç, jo vetëm blerje. DIEGO MOREIRA: TANIMË NDJEHEM SI NË SHTËPI. Disa ditët e para kanë qenë magjike. Tanimë ndjehem si në shtëpi. Diego Moreira foli kështu për ditët e tij të para te Milani. Një mesazh i thjeshtë, por domethënës: entuziazëm, përkatësi dhe dëshirë për t'u nisur menjëherë.