Lajme
Milan
MILANO,ZGJEDHJET E AMORIM : REVOLUCION NE ZBATIM
Pas një muaji pune dhe gjashtë ndeshjesh testuese gjatë turneut, Rúben Amorim ka filluar të kristalizojë idenë e tij për skuadrën në mënyrë shumë të saktë.
Aspekti më befasues ka të bëjë me lojtarët e përjashtuar nga projekti teknik:
❌ Nkunku
❌ Fofana
❌ Tomori
❌ Odogu
Vendimi për Nkunkun është veçanërisht domethënës,francezi e kishte mbyllur sezonin e kaluar në formë të shkëlqyer dhe mbërriti në fazën përgatitore në gjendje optimale, por duket se nuk ka arritur ta bindë Amorimin.
Çështja lidhet edhe me kohën, ndërsa afati kalimtar i transferimeve po afron drejt fundit, Milani rrezikon të mbetet me disa lojtarë të tepërt, të cilët do të jenë të vështirë për t'u larguar.
🇵🇹 Po Rafael Leão?
Situata mbetet e hapur. Marrëdhënia e tij me Milanin dukej se po shkonte drejt fundit, por lojtari portugez ,me fanellën e re me numrin 10 dhe sinjalet e fundit nga grumbullimi ,duket i prirur për të qëndruar.
Megjithatë, klubi do ta merrte në konsideratë një ofertë të rëndësishme vetëm nëse do të kishte kohë dhe burime të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm.
Prioriteti për hyrjet mbetet një: organizatori i lojës (playmaker).
Amorim kërkon një lojtar cilësor për fazën e avancuar të sulmit dhe Milani do të duhet të përpiqet ta kënaqë atë, pavarësisht shitjeve të mundshme.
Ndërkohë, po ndryshon edhe struktura e klubit: Cardinale në krye të vizionit global dhe Amorim si pika kryesore e referimit për sektorin teknik, ndërsa drejtuesit e tjerë do të punojnë më shumë në prapavijë.
Revolucioni i Amorimit sapo ka filluar.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!