Lajme
Bota
Modrić në dyshim për Republikën Çeke
Nesër në mbrëmje në orën 20:45, Kroacia do të zbresë në fushë në Pragë kundër Republikës Çeke në një ndeshje të Ligës së Kombeve. Për këtë sfidë në dyshim është Luka Modrić, i cili dje nuk u stërvit për shkak të një virusi. E shkruan Sportske Novosti, e cila shpjegon se ende nuk është e qartë nëse mesfushori i Milanit do të arrijë të rikuperohet për këtë ndeshje.
Këto janë fjalët e Nikola Jurcevic, zv/trajnerit të kombëtares kroate, për RTL Danas mbi gjendjen e Modric: "Do të shohim nëse do të jetë gati. Ai ka një virus dhe për këtë arsye nuk stërviti sot, do të shohim si do të ndihet vetëm nesër gjatë ditës. Të gjithë shpresojmë që të luajë kundër Republikës Çeke, por do të presim deri të premten (sot, v.k.) për të ditur më shumë".
Në ditët e fundit, edhe Igor Matanovic ka pasur probleme të ngjashme, por është rikuperuar shpejt dhe tashmë është rikthyer në stërvitje me grupin. Do të shohim nëse rikuperimi i Modric do të jetë po aq i shpejtë.
Këto janë ndeshjet e Kroacisë gjatë kësaj ndërprerjeje:
Republika Çeke-Kroacia, e shtunë 26 shtator ora 20:45, Pragë - UEFA Nations League
Spanjë-Kroaci, të martën më 29 shtator ora 20:45, Sevilla - UEFA Nations League
Kroaci-Angli, të shtunën më 3 tetor ora 18:00, Rijeka - UEFA Nations League
Kroaci-Spanjë, të martën më 6 tetor ora 20:45, Split - UEFA Nations League
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!