Ishte një natë e veçantë për mua dhe familjen time sepse shënova golin tim të parë në San Siro përpara mbështetësve tanë. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të vazhdojë kështu. Duhet ta marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe hap pas hapi. Ne jemi një familje dhe një ekip. Është vetëm shtator, kështu që mund të ndodhin ende shumë gjëra. Duhet të qëndrojmë të përqendruar, të punojmë si një familje dhe të vazhdojmë të luajmë mirë së bashku. Pse nuk po nis si titullar? Nuk e di. Unë jam pjesë e ekipit edhe kur jam në stol. Trajneri më futi dhe unë shënova. Për tani, kështu është. Do të vazhdoj të punoj dhe të jem gati për të luajtur në çdo ndeshje. Ai vendos se kush starton dhe kush mbetet në stol. Moreira i tha Rai 2 se i është thënë se duhet të bëhet titullar: Nuk di çfarë të them! (qesh) Nuk dua të kem probleme me trajnerin më pas.