Yunus Musah, mesfushori i Rossonerit, foli për rrjetin amerikan CBS Sports për derbin ndaj Interit, i cili do të luhet të shtunën në mbrëmje në San Siro. Është një ndeshje ndryshe nga të tjerat,kur stërvitesh për derbin, është më e veçantë. Nuk ke nevojë t'u thuash shokëve të skuadrës sa e rëndësishme është ndeshja apo se duhet të përqendrohen të gjithë janë të përqendruar dhe punojnë fort sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për tifozët tanë dhe për ne. Është lloj ndeshjeje ku, kur fiton, ndihesh sikur ke fituar një trofe. Unë jam shumë i përqendruar te kjo ndeshje. Sa e vështirë është të përqendrohesh në ndeshjet përpara derbit, duke ditur që derbi është shumë afër? Mendoj se përpara se të vijë ndeshja, të gjithë e dimë që derbi po afron, por ne përqendrohemi së pari te ndeshjet që kemi përpara,pastaj, kur të vijë ndeshja, mendojmë për të. Qartë, është absolutisht thelbësore të fitojmë dhe të marrim tre pikët.