Lajme
Milan
Pas Pulisic, do të jetë radha e Rabiot ,por kjo nuk është e gjitha. Romano: Milan gjithashtu po fillon të punojë për rinovimin e kontratës së Cisse
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka zbuluar se Milani dëshiron të sigurojë të ardhmen e Alphadjo Cisse dhe gjithashtu po fillon të punojë për rinovimin e kontratës së tij.
Duke folur në kanalin e tij në YouTube, Fabrizio Romano dha këto përditësime për Milanin dhe, në veçanti, për Alphadjo Cisse:
Doja të mbyllja me Milanin, i cili humbi ndaj Bolognës, por sërish konfirmoi cilësinë e këtij djaloshi italian, Alphadjo Cisse, i cili shënoi dy gola. Milani po përgatitet të nënshkruajë me Christian Pulisic deri në vitin 2031,është arritur një marrëveshje mes palëve. Adrien Rabiot është i radhës në listë, por do të shtoja se Milani gjithashtu ka nisur punën për rinovimin e kontratës së Cissé. Milani dëshiron ta lidhë me kontratë, djaloshi po shkëlqen. Ai është një lojtar që meriton vëmendjen që po gëzon aktualisht ka shënuar sërish dy gola në San Siro. Cissé është një pikë e ndritshme që duhet ta theksojmë, dhe Milani po punon gjithashtu për rinovimin e tij. Pra, të mos harrojmë Cissé-n kur flasim për rinovimet e kontratave të Milanit, sepse puna po zhvillohet edhe në këtë front, dhe do të vazhdojë të zhvillohet.
Sipas raportimeve të Opta-s, Alphadjo Cissé (20 vjeç e 6 ditë) është bërë lojtari i tretë më i ri që ka shënuar më shumë se dy gola (katër) për Milanin në Serie A në epokën e tre pikëve për fitore (që nga 1994/95), pas Alexander Patos (18 vjeç e 147 ditë më 27 janar 2008) dhe Stephan El Shaarawy (19 vjeç e 332 ditë më 23 shtator 2012).


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!