Atlético tregoi ngjyrat e vërteta. Vepruan sikur ishin ata pala e ofenduar ,nuk kishin asnjë mënyrë për të justifikuar qëndrimin e tyre. Ne bëmë atë që bëhet normalisht ndërsa kishte bisedime midis klubeve, unë personalisht bisedova me Gil Marín. Ai më tha se Julián nuk do të vinte sepse nuk kishin një alternativë… dhe pastaj Atlético reagoi në mënyrë të papërshtatshme. Nuk e di çfarë e shkaktoi. Mund ta imagjinoj pse, por nuk kam prova. Po dëgjonim raporte se do ta shisnin me këdo në botë përveç Barça. Dhe kështu ishte… ata ishin në të vërtetë gati ta shisnin Julián te çdo klub në botë, por jo tek ne. Është tashmë e kaluara, tani jemi shumë të lumtur me ekipin tonë.