Vincent Ibrahimovic, ylli i ditës me një dopietë për Milan Primavera, foli pas ndeshjes kundër Albinoleffe, e cila përfundoi me një fitore 5–1. Sa e rëndësishme ishte të fitonit sot? Çdo ndeshje është e rëndësishme sepse çdo ndeshje vlen tre pikë. Ne i morëm sot,nuk mund të kishim bërë më mirë. Sa shumë prisje një ndeshje kaq intensive? Dhe pastaj ato dy gola të bukur. Për këtë kam punuar gjatë gjithë javës, dhe këtë e realizuam. Në fund, nuk isha vetëm unë që shënova pati edhe të tjerë që dhanë asistimet,edhe ata janë të rëndësishëm. Kam punuar shumë për këtë moment dhe e kam pritur me padurim. Sa larg mund të shkojë ky ekip? Sipas mendimit tim, do ta fitojmë gjithçka. Duhet të qëndrojmë të përqendruar, por po punojmë mirë dhe kemi fituar tre ndeshjet e fundit. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.