Christian Pulisic nuk mund të mos jetë i lumtur pas njoftimit zyrtar të zgjatjes së kontratës së tij me Milanin deri në vitin 2031, e cila erdhi në prag të derbit kundër Interit: Është e pabesueshme, jam shumë i emocionuar, gjithmonë ka qenë dëshira ime të zgjatem me kontratën dhe jam shumë i lumtur, i tha ai Sky Sport. Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Milani për shkak të gjithë besimit që kanë treguar tek unë. Nëse qëndron deri në fund të kontratës së tij të re, ai do të ketë kaluar tetë sezone me Rossonerët, dhe duke parë përpara drejt atij momenti, ëndrra e tij mbetet e njëjtë: Ëndrra ime është gjithmonë të fitoj trofe. DERBI KUNDËR INTER Para derbit të qytetit të së shtunës në mbrëmje, ai tha: E dimë që derbi është gjithmonë shumë intensiv,është gjithmonë një betejë dhe nesër nuk do të jetë ndryshe. Unë gjithmonë dua të shënoj, jo vetëm në derbi, por mbi të gjitha dua të ndihmoj ekipin dhe të fitojmë. E dimë që Interi ka qenë shumë i fortë në vitet e fundit dhe luan shumë mirë. Është e rëndësishme për ne të japim një paraqitje të mirë,nëse bëjmë gjërat si duhet, mund të fitojmë. Së fundi, për rrugëtimin që nisi me Amorimin, ai tha: Ne gjithmonë duam të fitojmë, megjithatë është e qartë që kërkohet kohë kur ka një trajner të ri. Por ne duam të fitojmë menjëherë,kemi një marrëdhënie të mirë me trajnerin dhe stafin e tij. Po përmirësohemi dhe tani duam të fitojmë ndeshjet.